Itali, 25 Janar NOA - Derbi i shumëpritur i kampionatit Italian të Seria A, ai i Milanos është fituar nga ekipi i Interit që do të thotë për to një hap i rëndësishëm për fitoren e kampionatit.
Zikaltërit e Mourinjos kanë arritur të fitojnë përballë kuqezive me rezultatin 2 me 0 falë golave të shënuar nga Milito dhe Pandev. Diego Milito shënoi në minutën e dhjetë të pjesës së parë ku kaloi në avantazh ekipin e tij ndërsa goli i dytë erdhi falë një goditjeje dënimi të realizuar nga maqedonasi Goran Pandev në minutën e 66-të.
Duhet përmendur që Inter luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë pasi u largua me kartonin e kuq Snaider, në minutën e 27 të pjesës së parë ku të njëjtën pasojë vuajti dhe braziliani Lucio në fundin e ndeshjes.
Në krahun tjetër Milan nuk arriti të bënte një lojë të qartë krahas epërsisë numerike që kishin dhe për t'u përmendur është një njëmbëdhjetë metërsh i humbur nga braziliani Ronaldinho ku Julio Cesar e ka pritur atë duke konfirmuar momentin e mirë që ai po kalon.
Një tropikësh i merituar ky nga ekipi i Interit ku shkëputet me vendin e dytë, Milanin me 9 pikë.
r.b/NOA