English

Kampionati Afrikan, Angola dhe Gana arrijnë në gjysëmfinale

Angola, 25 janar, NOA - Algjeria ka shënuar një fitore me rezultatin 3-2 në një ndeshje kundër Bregut të Fildishtë, në kuadrin e Kampionatit Afrikan i cili po zhvillohet në Angola. Në këtë mënyrë, është larguar nga gara për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës një ndër pretendentët kryesorë, siç është ekipi i Bregut të Fildishtë.

Me golat e Kalou (4') dhe Matmour (40') rezultati ishte 1-1 deri në minutën e 89-të kur shënoi Kader Keita për të ngritur epërsinë e Bregut të Fildishtë në 2-1, por në minutat shtesë, Madjid Bougherra barazoi rezultatin dhe në fund ishte Hameur Bouazza i cili shënoi edhe golin e tretë të fitores për Algjerinë.

Në këtë mënyrë, ky shtet arrin të bëhet përfaqësuesja e parë e Afrikës në gjysmëfinalen e Kampionatit Afrikan.

Ndërkaq, një gjysëmfinaliste tjetër afrikane e konfirmuar në garë është edhe ajo e Ganës, e cila ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale duke mposhtur Angolën me rezultat minimal prej 1-0.

n.e/NOA

KOMENTE