English

Kapet në Kakavijë i kërkuari, ishte dënuar nga gjykata 6 muaj burg

Kakavijë, 25 janar, NOA - Një person i cili rezultonte si i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të falsifikimit të dokumentave është kapur në pikën kufitare të Kakavijës nga forcat policore. Mësohet se ai është Vangjel Kostare, 53-vjeç, me banim në Tiranë. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Gjirokastrës, të cilat sqarojnë se kapja e këtij personi u mundësua gjatë verifikimit të bërë në sistemin TIMS të dokumentave të tij.

Përmes këtij sistemi, rezultoi se ky person ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, bazuar në vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës i datës 22.12.2009 për 6 muaj burg për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE