Vushtrri, 25 Janar NOA/ Hajdin Islami - Në ndeshjen e xhiros së 16 të TechnoMarket Superligës së Republikës së Kosovës në Basketboll, në Palestrën e Sporteve "Jeton Tërstena-TOTA" në qytetin e Vushtrrisë, edhe një herë Klubi i Basketbollit "Kosova e Vushtrrisë" ka dëshmuar se është klub që di të sjellë risi në basketbollin kosovar.
KB Kosova e Vushtrrisë arriti që të mposhtë KB Trepçën nga Mitrovica me rezultat të ngushtë 75:73.
Fitorja e mbrëmshme e djemve me fanella bardh e kaltër nga Vushtrria, nga njohësit e mirë të basketbollit të Kosovës është cilësuar si befasi e sezonit.
Pas kësaj fitoreje KB Kosova e Vushtrrisë, me gjithsejtë 22 pikë zë vendin e pestë të renditjes tabelore në Basketbollin e Kosovës.
Klubi i Tifozëve "Forca" ashtu sikurse edhe në ndeshjet e tjera sportive bëri një atmosferë tejet interesante.
h.i/NOA