Tiranë, 25 Janar NOA - Është mbledhur sot Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, ku morën pjesë kompani anëtare të kësaj shoqate, të cilat janë ndër bizneset më të mëdha greke që operojnë në vend.
I ftuar nderi në këtë asamble ishte dhe ambasadori Grek Z Nikolaos Pazios, i cili preu edhe byrekun e Vitit të Ri 2010.
Disa nga temat kryesore të cilat u diskutuan gjatë kësaj asambleje ishin: analiza vjetore dhe vlerësimi i punës për vitin 2009, si dhe zgjedhja e bordit të ri drejtues dhe organit të ri të ekzekutivit.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri themeluar në vitin 2003, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe zhvillimin e biznesit të huaj në vend veçanërisht këto vitet e fundit.
Biznesi grek operon tashmë në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare si; në telefoni, sektorin bankar, burimet e energjisë, industri, ndërtim etj.
Disa nga Bizneset anëtare të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri:
ALBANIAN MOBILE COMMUNICATIONS S.A
ALPHA BANK S.A
ALUMIL ALBANIA S.A
EMPORIKI BANK S.A
GLOBAL PETROLIUM ALBANIA S.A
INTRACOM S.A
MAMIDOIL ALBANIA S.A
NATIONAL BANK OF GREECE S.A
TIRANA BANK S.A
KINTEC ALBANIA S.A
ASHLEY & HOLMES
QUEST
AEGEK
Përveç kompanive të lartpërmendura, në këtë eveniment morën pjesë:
ANTEA (Group of TITAN)
NOKIA SIEMENS NETWORKS
TERNA
HYGEIA
Asambleja përkoi gjithashtu me hapjen e selisë së re të bordit drejtues të kësaj shoqate e cila gjendet në Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", "Sky Tower", Kati 3, Tiranë-Albania.
e.r/NOA