English

Ministri Basha: Sfidat e policisë, sigurimi i rrugëve dhe ulja e aksidenteve rrugore

Tiranë, 25 janar, NOA - Gjendja e rendit dhe sigurisë në vend mbetet në një nivel me parametra normalë dhe në vazhdimësi pa kompromis të luftës ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

Kështu i ka vlerësuar rezultatet e punës së Policisë së Shtetit gjatë vitit të kaluar, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, gjatë analizës vjetore të mbajtur për këtë institucion.

"Rritja me nivelin prej 40% të sekuestrimit të drogës heroinë dhe niveli 14 % ulja e mbjelljes së kanabisit flet për një punë efikase të policisë ndaj drogës", tha ndër të tjera ministri Basha.

Sipas tij, Policia e Shtetit në tërësi gjatë vitit të kaluar i ka përmbushur detyrimet e qeverisë, duke përmendur këtu kryesisht misionin e ruajtjes dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor 2009.

"Fuqizimi i policisë kufitare dhe emigracionit ka qenë një arritje e madhe tjetër e shënuar gjatë vitit të kaluar", citoi Basha.

Më tej ai ka shtuar se ka gjithsesi reforma të tjera të mbetura në strukturim për Policinë e Shtetit, siç është ajo e Policisë Rrugore që mbetet ende një sfidë për t'u realizuar.

"Sigurimi i rrugëve dhe aksidentet rrugore mbeten një problem ende kryesor, por edhe rritja e krimeve ndaj pronës mbetet po e tillë", e mbylli fjalën e tij ministri Brendshëm Lulëzim Basha, gjatë analizës vjetore të Policisë së Shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE