Tiranë, 25 janar, NOA - Ministri Mediu është paraqitur sot në mëngjes pranë Gjykatës së Lartë ku pritet të fillojë edhe një seancë e ashtuquajtur "pajtimi" mes tij dhe palës që i ka ngritur padi për tragjedinë e Gërdecit.
Kjo është hera e parë që Mediu është paraqitur me dëshirën e tij në këtë institucion, pasi gjatë seancave të tjera e ka prezantuar avokati i tij mbrojtjes, Ardian Visha.
Bëhet me dijeni se nëse Mediu apo pala tjetër nuk do të pranojë pajtimin me styre para togave të zeza për tragjedinë e marsit 2007, atëherë ai pritet të përballet me seanca gjyqësore.Aktualisht, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet me dy padi në Gjykatën e Lartë, atë të adoleshentit Roxhers Durda për vdekjen e nënës së tij, edhe atë të Alketa Hazizajt, që të dy këta banorë të fshatit Gërdec. n.e/NOA