Romë, 25 janar, NOA - Janë bashkuar sërish, por këtë radhë vetëm në ekranin e televizionit. Çifti Eros Ramazzoti dhe Mishel Hutzinker, si dikur me njëri-tjetrin, kanë rrëmbyer sërish zemrat e teleshikuesve për mes një emisioni televiziv. Që të dy kanë shkëmbyer përgëzime të ndërsjella, ndërsa Mishel do t'i drejtohej Erosit duke i pohuar se ai është babai më i mirë në botë.
Eros dhe Mishel dukeshin si në atë fazë dashurie mes tyre që tashmë ka qenë rreth 12 vjet më parë, konkretisht në vitin 1998, kur martesa e tyre ishte ende e freskët. Gjatë kësaj dalje së bashku në televizion, ai tha se kishte shkruar një këngë në vitin 1996 vetëm për Mishel dhe se ishte betuar që asnjëherë të mos ta këndonte përsëri. n.e/NOA