Bejrut, 25 janar, NOA - Një avion etiopian është rrëzuar në Detin Mesdhe pak minuta pas nisjes për në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dijeni se fjala është për një aeroplan Boeing 737-800 të kompanisë ajrore "Ethiopian Airlines" të Etiopisë , i cili numëronte 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Mësohet se ai është përplasur në Detin e Mesdheut, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut.
Forcat e shpëtimit kanë arritur ndërkaq në vendin, ku ra avioni para bregdetit libanez dhe mediat njoftojnë se kanë shpëtuar vetëm shtatë persona.
Ndërkaq, një zëdhënës i autoriteteve ajrore vendase deklaroi se ka gjasa që avioni i cili duhej të fluturonte për në Adisë-Abebë të Etiopisë, mund të jetë goditur nga rrufeja dhe si aryse kryesore të këtij incidenti ata mbajnë motin shumë të keq në Bejrut.
Pjesa më e madhe e pasagjerëve në avionin, që po udhëtonte për në Addis Abbeba, janë libanezë dhe etiopianë, ndërsa njëra nga udhëtarët ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit francez në Liban. n.e/NOA