English

Plagosja e shefit të krimeve të Lushnjes, identifikohet autori i dyshuar

Fier, 25 janar NOA/UDATE - Policia e Fierit, ka mundur të identifikojë vetëm pak orë pas ngjarjes, autorin e dyshuar që qëlloi me pistoletë mëngjesin e sotëm shefin e krimeve të Lushnjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se shefi i krimeve Altin Hadëri dyshohet të jetë plagosur me pistoletë nga 32-vjeçari Robert Genica i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Policia deklaroi se ngjatja ka ndodhur pas një konflikti mes palëve ndërsa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit, ku nga një goditje me armë zjarri ka mbetur i plagosur shefi i Krimeve të Lushnjës, Altin Hadëri.

Hadëri u plagos nga një plumb në bark, dhe mas ndërhyrjes mjekësore arriti t'i shpëtonte rrezikut për jetën.

Ndërkohë forca të shumta policia janë angazhuar për të lokalizuar vendndodhjen e të kërkuarit me qëllim arrestimin e tij.

k.k/NOA

KOMENTE