English

Prokuroria e Tiranës s'nis hetimet për infermieren, u akuza nga nëna e 1-vjeçarit të vdekur

Tiranë, 25 janar NOA - Megjithëse ka kaluar një muaj, Prokuroria e Tiranës, nuk ka nisur hetimet për vdekjen e fëmijës një vjeçar Irild Çela nga Fushë Kruja.

Aktualisht kanë kaluar 34 ditë nga denoncimi i Entela Çelës nga Fushë Kruja, për infermieren Irena Sergjini, të cilën e akuzon si shkaktarë për vdekjen e fëmijës saj, organi i akuzës në Tiranë ende nuk ka nisur hetimet.

Burime të sigurta nga ky organ bënë të ditur se vetëm të premten pas kërkesë së nënës së viktimës denoncimi i saj ka kaluar nga sekretaria e prokurorisë së Tiranës, në duart e zëvendës prokurores së rrethit Tiranë, ku pritet t'ia delegoj një tjetër prokurori për nisjen e hetimeve.

Entela Çela, mësuesja nga Fushë Kruja me 18 Dhjetor 2008 ka kryer denoncimin në prokurorinë e Tiranës ku akuzon Irena Sergjinin për veprat penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "mjekim të pakujdesshëm dhe mosdhënie ndihme".

Ndërkaq, mësohet se ndonëse në zyrat e kancelarisë së Prokurorisë së Tiranës ishte kryer depozitimi akoma deri më sot nuk janë bllokuar nga prokuroria kartela e nëntëvjeçarit të mjekuar në repartin e pediatrisë në spitalin e Tiranës, si dhe në spitalet e Krujës dhe Fushë-Krujës, ku i mituri ka marrë mjekim.

Irild Çela gjeti vdekjen në spitalin e pediatrisë në Tiranë në datën 15 shtator të këtij viti, pasi sipas të ëmës, Entela Çela, infermierja e turnit nuk i ka dhënë mjekimin e duhur të përshkruar nga mjekja specialiste, e cila e kishte edhe të shënuar në kartelë.

Sipas nënës së fëmijës infermierja, në vend të ventolinës që ishte rekomanduar, i kishte është dhënë adrenalinë, nga e cila Irildi ka pasur reaksion.

Ai ka pasur fryrje në fytyrë, zmadhim të damarëve të qafës, nxjerrje të ushqimit, mavijosje të mukozave të buzëve dhe nxirje të krahëve, që sollën për pasojë edhe vdekjen e nëntëvjeçarit nga Fushë-Kruja.

a.b/NOA

KOMENTE