English

Tre autobomba në qendër të Bagdadit, regjistrohen viktima

Bagdad, 25 Janar NOA - Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 21 të tjera kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve të njëpasnjëshme që tronditën sot qendrën e kryeqytetit iraken.

Sipas autoriteteve, incidentnet tragjike erdhen pasi tre shpërthime të fuqishme kanë tronditur sot qendrën e Bagdadit.

Policia irakiane konfirmoi vdekjen e njëmbëdhjetë civilëve dhe plagosjen e 21 të tjerëve.

Shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 15.40 (sipas orës lokale) afër hotel "Palestine" dhe "Sheraton" e ndjekur nga dy shpërthim të tjera pas disa minutash në rrugën "Abu Nawas Street" përballë "Green Zone", zonës së sigurisë së lartë.

Re të mëdha tymi kanë mbuluar qiellin e kryeqytetit, raportojnë mediat vendase.

KOMENTE