Cesenatico, 25 Janar NOA - Falë një aksioni të forcave të policisë së Cesenës është bërë i munduar arrestimi i tre shqiptarëve të cilët ishin të dyshuar prej kohësh nga karabinierët për një aktivitet të jashtëligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Bëhet fjalë pikërisht për Agim Hoxhën 39 vjeç, Fajton Shalihun 22 vjeç dhe Marsel Korapin 21 vjeç, të tre me dokumente të rregullta.
Secili kishte nga në profesion ku, Fatjoni punonte si kuzhinier në restorante të ndryshëm, Marseli si barist nëpër klube dhe Agimi momentalisht i papunë merrej me hotele ku atje kishte punuar gjatë verës.
Sipas burimeve policore banesa e tre shqiptarëve ishte kthyer në një laborator të vërtetë droge ku ata merreshin me përpunimin e kokainës dhe paketimin e saj.
Aksioni i policisë së Monzës u përqendrua në këtë zonë, kur shqiptarët kishin dalë për të zhvilluar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.
Bëhet fjalë për Agim Hoxhën i cili po takonte një "klientin" e tij të cilit i dha një zarf të dyshimtë.
Menjëherë ndërhynë karabinierët të cilët ndaluan "klientin" dhe i kapën atij një sasi prej 5 gramësh kokaine ku pas identifikimit ai doli se ishte djali i një biznesmeni të qytetit.
Karabinierët më pas ndaluan Agim Hoxhën të cili iu sekuestrua një sasi prej 10 gramësh kokainë.
Më pas policia mundi të arrestonte në banesën e tyre dhe dy shqiptarët e tjerë ku atyre iu gjend një sasi prej 21 gramësh kokainë dhe 1. 500 euro të cilat ishin rrjedhojë e fitimeve nga veprimtaria e tyre e jashtëligjshme.
Droga të cilën ata kishin në disponim me sa duket vinte nga Italia e Veriut dhe shqiptarët ishin të mirë integruar në këtë grup ku tashmë janë të arrestuar dhe krahas tyre i arrestuar po mbahet dhe "klienti" me të cilin ata u kapën.
r.b/NOA