Tiranë, 26 janar NOA - Banka Botërore publikon "Parashikimin ekonomik global të vitit 2010 ", ku paralajmërohet rritja me 2.7 për qind e ekonomisë globale këtë vit. Sipas raportit të Bankës Botërore, tani ekonomia botërore, po rigjallet, por, megjithëkëtë, nuk është aq e fortë sa të zëvendësojë humbjet e rënda të shkaktuara nga kriza financiare.
Çështja kryesore për shumicën e vendeve është ulja e përqindjes së papunësisë, deklaroi Drejtori i Grupit të Perspektivave të Zhvillimit të Bankës Botërore Hans Timer.
Sakaq, Drejtori Timer u shpreh dje në Pekin, i cituar nga radio shtetërore kineze se, në mbarë botën, prirja e rimëkëmbjes së ekonomisë kineze është më e forta.
Siç parashikon Banka Botërore, rritja e sivjetshme e ekonomisë kineze do të jetë 9 për qind, ose 0.3 për qind më shumë se ç'parashikohej dy muaj më parë.
e.r/NOA