English

Bin Laden mesazh, Obama: Je më i dobët se para 10 vjetësh

Uashington, 26 janar (AFP) - Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se mesazhi i supozuar i Bin Ladenit, i transmetuar këto ditë, tregon për dobësinë e liderit të Al Kaedës.

Mesazhi fundit nga Osama Bin Laden - i cili ka marrë përsipër dhe sulmin e dështuar në avionin Delta Airlines - tregon se Al Kaida është "dobësuar", tha Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama në një intervistë me rrjetin televiziv ABC duke iu referuar kërcimit të pak ditëve më parë të udhëheqësit të Al Kaedës.

"Nuk ka dyshim se ekziston një kërcënim terrorist, por fakti se Bin Laden dërgon një mesazh që përpiqet të marrë kredibilitet për një përpjekje të dështuar të kryer nga një student nigerian demonstron më së miri se Al Kaida është shumë më e dobët në krahasim me vitin 2000, sepse nuk bëhet fjalë për sulm që është drejtuar nga domosdoshmërisht ai vetë", tha Obama.

Në një mesazh të shkurtër audio transmetuar të dielën nga rrjeti satelitore arab Al Jazeera, Bin Laden ka quajtur "hero" Umer Farouk Abdulmutallab, bombarduesin e ri nigerian, duke shtuar se sulmet kundër Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë", për aq kohë sa Amerika vazhdon të mbështesë Izraelin .

Në mesazh, njeriu që pretendon se është Bin Ladeni dukej se e mori përgjegjësinë për sulmin në aeroplanin amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.

Më herët, krahu rajonal i al-Kaidës, me seli në Jemen, pat thënë se ka dorë në sulmin e dështuar në aeroplanin amerikan. a.k/NOA

KOMENTE