English

Braçe: Qeveria të heqë dorë nga taksimi i parave të emigrantëve

Tiranë, 26 janar NOA - Partia Socialiste e konsideron abuziv dhe evaziv ligjin ""Për Tatimin mbi të ardhurat", që qeveria kërkon të miratojë të enjten në Kuvend.

Deputeti Erjon Brace, ka shpjeguar sot në një dalje para mediave arsyet që ky ligj nuk duhet të hyjë në fuqi, pasi takson për herë të dytë biznesin e vogël dhe nga ana tjetër favorizon pastrimin e parave të pista në Shqipëri.

""Në Kuvend, do të miratohet të enjten një ligj që bën ndryshime në ligjin "Për Tatimin Mbi Të Ardhurat",

Nën gjykimin tonë, ligji është i pa qartë, evaziv, abuziv, i qëllimtë i tillë, për të krijuar mundësinë e taksimit të shumëfishtë të biznesit të vogël kudo si dhe pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të lidhur apo klient me Qeverinë e Sali Berishës.

Thjesht, për ta taksuar 3 dhe 4 herë deri në qindarkën e fundit apo pastruar çdo qindarkë të vjedhur e grabitur, përvetësuar politikisht, deri tani.

Paqartësia e qëllimtë e ligjit, lë mundësi për taksimin për herë të dytë, me 10 % të tjera, të biznesit të vogël! Kjo, për ne është e pa pranueshme!

I njëjti ligj, për herë të parë në 20 vite, vendos të taksojë paratë e emigranteve ose paratë e sakrificës.

Sipas këtij ligji, me miratimin e tij, "E ardhur e tatueshme" do të jetë:

"të ardhurat monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave".

Kategoritë e parave nën këtë përcaktim janë: paratë e emigrantëve, paratë e evazionit fiskal, paratë e korrupsionit, paratë e krimit dhe veçanërisht atij që ushtrohet jashtë Shqipërisë, paratë që financojnë terrorizmin" deklaroi Braçe.

Sipas tij, qeveria e Sali Berishës, me këtë ligj, krijon mundësinë e taksimit me 10 % të parave të emigrantëve shqiptarë, në rastin më të mirë, ose pengimin e çdo emigranti të investojë, për shkak të kësaj takse, paratë e sakrificës këtu, në biznese të ngritura e të konsoliduara, ndodhur në vështirësi reale për para, tani në rastin më të keq.

Qeveria e Sali Berishës, po me këtë ligj, heq dorë nga lufta ndaj parave të pista, korrupsionit e trafiqeve, duke hapur një mundësi reale për to, për t'i legalizuar, larë e pastruar, përkundrejt taksës 10 % paguar Qeverisë" deklaroi më tej deputeti socialist.

k.k/NOA

KOMENTE