English

Çifti i vdekur në makinë, policia identifikon gruan

Tiranë, 26 janar NOA - Identifikohet gruaja e cila u gjet e vdekur sot në mëngjes në makinë bashkë me një burrë. Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë NOA se viktima quhet Dorjeda Sinjali 39-vjeçe.

Më herët policia mundi të identifikonte burrin e vdekur sipas së cilës bëhej fjalë për 58-vjeçarin, Luan Veizi. Identiteti i këtij të fundit u bë i mundur nga leja e drejtimit të automjetit.

Çifti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në sediljen e pasme të automjetit e markës "Audi", tip "A-4", me targë S 203 K3 në një garazhet pranë ish-uzinës "Dinamo" në Tiranë.

Ka qenë roja i cili ka diktua dy personat e zhveshur që qëndronin pa lëzivur në automjet.

Policia e sinjalizuar mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e vdekjes së dyfishtë.

Burime nga policia thanë se nga konkluzionet paraprake të dhëna nga ekspertët në vendngjarje, dyshohet se shkak i vdekjes së viktimave të jetë nga asfiksia e gazrave të automjetit, pasi ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një garazh të mbyllur dhe me automjetin e ndezur.

Sipas policisë aktualisht nga grupi hetimor, po punohet më tej për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, duke administruar provat dhe kryer veprimet hetimore e proçeduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore.

k.k/NOA

KOMENTE