English

Derbi i kushton shtrenjtë Interit

Milano, 26 Janar NOA - Pasi ka fituar derbin e Milanos duket se për ekipin zikaltër nuk ka vajtur gjithçka mirë. Në verifikimet që janë bërë nga trupi gjykues për këtë ndeshje janë dënuar shumë pjesëtarë të ekipit të Interit.

Për sa i përket Shnaider ai është pezulluar me dy turne për arsye të ironisë që përdori në drejtim të arbitrit të ndeshjes Rochi, i cili e ndëshkoi atë me kartonin e kuq.

I pezulluar është dhe Marco Materazzi i cili në përfundim të ndeshjes vuri maskën e presidentit të Milanit Silvio Berluskoni ku gjyqtarët e s'kualifikuan atë me një turn. Vetë ekipi i Interit mori një gjobë e cila ka një vlerë prej 2.500 eurosh.

Krahas lojtarëve të pezulluar me një turn janë dhe trajneri i klubit Jose Mourinjo dhe administratori i saj Ernesto Paolillo kjo si arsye pasi të dy patën dyshime për arbitrimin e kësaj ndeshjeje, madje akuzuan për një komplot ndaj ekipit të tyre.

Me sa duket kjo fitore e derbit i ka kushtuar mjaft shtrenjtë ekipit të Interit.

r.b/NOA

KOMENTE