Në zbatim të Ligjit të Sportit, u vendos të përcaktohet në bashkëpunim me një urdhër të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe të MTKRS, rregullat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në mjedise sportive, për një mënyrë të re bashkëkohore të vendosjes së forcave të rendit në stadium
Tiranë, 26 Janar NOA - Pas ngjarjeve të dhunës, të shfaqura në disa stadiume të vendit tonë, duke marrë shkas në dy takimet e futbollit, Flamurtari-Besa dhe Tirana -Dinamo, nën drejtimin e zv. Ministrit, të TKRS, Dashnor Bajaziti, u mblodh në MTKRS, Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës për të analizuar situatën aktuale.
Në këtë takim morën pjesë zv.Ministri i Ministrisë së Brendshme Avenir Peka, Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, përfaqësues të KOSH -it Vojo Malo, Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së Eduart Prodani dhe Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Besnik Dizdari.
Në debat, u shpreh shqetësimi i MTKRS, për ngjarjet e ndodhura, u diskutua lidhur me shkaqet që kanë sjellë këto fenomene, si dhe format e menjëhershme që duhen marrë për parandalimin e tyre.
Në përfundim të këtij takimi Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës vendosi që Federata Shqiptare e Futbollit, komisionet e saj, të analizojnë me përgjegjësi situatën e krijuar në stadiumet tona dhe të veprojnë konform rregulloreve përkatëse.
Kurse konludoi me kërkesën që të mos ketë tolerancë për gjyqtarë, futbollistë e drejtues, shkaktarë të dhunës.
"FSHF të marrë masat që këto fenomene të mos përsëriten, për të parandaluar dhunën në aktivitetet kombëtare", -
Lidhur me forcat e rendit, në mbledhje u vlerësuar se duhet të ketë një bashkëpunim më efikas midis tyre e Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe klubeve që organizojnë aktivitetin.
Kurse u vendos që të diskutohet për një formë të re menaxhimi të forcave të sigurisë para dhe gjatë një ndeshjeje të aktiviteteve kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Në zbatim të Ligjit të Sportit, u vendos të përcaktohet në bashkëpunim me një urdhër të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, rregullat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në mjedise sportive, për një mënyrë të re bashkëkohore të vendosjes së forcave të rendit në stadium.
r.b/NOA
Lexoni më shumë mbi argumentet:
Përgjaket derbi i Tiranës
Skandal në stadium me Realin e Madridit
Ndeshja, minutë pas minute
MTKRS: Blackout, shkaktar ishte OSSH
Skandali i blackout-it në stadium, policia nis zyrtarisht hetimet për OSSH