English

Dy djem bëjnë seks me njëri-tjetrin tek "Ura e Dajlanit"

Durrës, 26 janar NOA - Ndryshe nga një prostitutë femër, një 24-vjeçar duket se nuk ka pasur shumë pretendime për të siguruar një vend ku të kryente marrëdhënie seksuale me klientët e tij dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe më këta të fundit.

Kështu klienti nuk e ka kundërshtuar 24-vjeçarin E.M, për të bërë seks edhe në ambiente publike.

Dy meshkujt janë rehatuar dje në brendësi të rrethimit të shinave të trenit pranë vendit të quajtur "Ura e Dajlani" në Durrës, dhe kanë nisur aktivitetin e tyre seksual.

E gjithë skena erotike mes dy meshkujve është diktuar nga kalimtarë të rastit të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë pranë vendit të improvizuar nga homoseksualët si "dhomë gjumi" dhe kryen shoqërimin e tyre.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA pasi u mor në pyetje 24-vjeçari dhe klienti i tij u lanë të lirë.

Por ndaj të riut ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të "marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale në vende publike dhe ushtrimit të prostitucionit".

Sipas deklaratës së tij dhënë në polici, 24-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shumës prej 1000 lekësh të reja.

Por në pamundësi për të siguruar një vend të përshtatshëm, për mungesë "fondi", i riu e ushtronte aktivitetin e tij në vende publike.

Ai ka thënë para efektivave blu se nuk kishte para për të jetuar ndaj detyrohej të bënte seks me meshkujt duke treguar se kishte shumë klientë për shkak të mungesës së konkurrencës edhe kjo ndryshe nga femrat.

k.k/NOA

KOMENTE