English

Greenpeace, ndal uranit në Francë

Paris, 26 Janar - Për të penguar transportin e materialeve atomike për në Rusi, anëtarë të organizatës ndërkombëtare ambientaliste, Greenpeace, kanë lidhur veten në shinat e trenit në veriperëndim të Francës.

Në materialet nukleare, bëjnë të ditur aktivistët, bëhet fjalë për mbetje atomike, të cilat transportohen fillimisht në portin e Cherbourg për t'u dërguar më pas me anije për në Rusi.

Sipas të dhënave të koncernit atomik francez, Areva, të cilave i referohet radio DW, bëhet fjalë në fakt për uran, i cili pasurohet fillimisht në Rusi, në mënyrë që të përdoret për prodhimin e ndezësve në Francë.

Greenpeace thotë se që nga viti 2006, rreth 33 tonë uran janë dërguar për në Rusi, por në fakt 3100 tonë janë kthyer sërish në Francë.

KOMENTE