English

Jozyrtare, Kushtetuesja pranon kërkesën e PS për të rishqyrtuar kufirin me Greqinë

Tiranë, 26 Janar NOA - Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Socialiste për të kaluar në rishqyrtim marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kufirit detar, bënë të ditur pak çaste më parë, burime jozyrtare nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, zyrtarisht ky lajm nuk u pohua.

Mësohet se sot është bërë publik, ndonëse nuk ka pasur një mbledhje gjatë së Martës, fakti se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos i hapë rrugën fuqisë ligjore të marrëveshjes së qeverive të Athinës dhe Tiranës.

Gjashtë parti politike kishin dërguar rreth tre muaj më parë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shënimit të vijës kufitare detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua në prill 2009, por hyrja në fuqi kërkon dhe miratimin e Kuvendit. "Marrëveshja ka ngritur dyshime të mjaftueshme që të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse marrëveshja është në përputhje me ligjin themeltar të shtetit", ishte motivimi nga Partia Socialiste.

KOMENTE