Angli, 26 Janar NOA - Klubi Juventin kërkon të ndryshojë por akoma nuk ka vendosur nëse do të fillojë këtë ndryshim me një trajner momental apo me një emër të madh për një projekt të ri.
Ajo që dihet është se Ferrara do të largohet pas ndeshjes me Interin në Kupën e Italisë por nuk dihet zëvendësuesi i tij.
Mediat angleze vazhdojnë të theksojnë interesimin e Juventusit në drejtim të teknikut të Liverpulit Rafa Benitez, ku tashmë ai ndodhet në një përfundim të aventurës së tij tek ky ekip.
Për këtë gjë ka folur dhe menaxheri i vetë trajnerit i cili është shprehur se në futboll gjithçka mund të ndodhë por ka theksuar se Benitez ka një kontratë e cila e lidh me klubin e Liverpulit deri në 2014 dhe në këtë ambient krahas Xherard dhe Torres tekniku është një idhull për tifozerinë vendase.
Një ultimatum ky në drejtim të Liverpulit pasi Benitez mund të largohet dhe Juventus e pret krahëhapur teknikun.
Për sa i përket pagës së tij ai në kontratën me Liverpul ai fiton një shumë prej 4.5 milionë eurosh në sezon ndryshe nga Hiddink i cili për Juventusin mbetet mjaft i shtrenjtë me 7.5 milionë euro në vit.
Në Angli kjo gjë vazhdon e flitet më shumë dita ditës dhe me një largim të mundshëm të spanjollit duket se zëvendësuesi i tij do të jetë pikërisht holandezi Guss Hiddink, alternativa tjetër e ekipit bardhë e zi.
r.b/NOA