Angola, 26 janar, NOA - Angola dhe Egjipti janë dy ekipet e reja të cilët kualifikohen në gjysmëfinalet e Kampionatit Afrikan 2010 që po zhvillohet në Angola. Një gjë e tillë u mundësua falë fitores së Egjiptit kundër Kamerunit me rezultatin 3:1 pas minutave shtesë, ndërsa Nigeria fitoi me rezultatin 5:4 me penallti kundër ekipit të Sambias.
Ndërkaq, Algjeria dhe Gana janë dy ekipet e tjera që kanë mundur të mbërrijnë në gjysëmfinalet e Kampionatit Afrikan 2010.
Algjeria ka shënuar një fitore me rezultatin 3-2 në një ndeshje kundër Bregut të Fildishtë, ndërsa skuadra e Ganës, ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale duke mposhtur Angolën me rezultat minimal prej 1-0.
n.e/NOA