English

Komisioni i Sigurisë miraton zgjatjen e moratoriumit të skafeve

Tiranë, 26 janar, NOA - Në mbledhjen e tij të sotme, komisioni parlamentar i Sigurisë ka miratuar zgjatjen e afatit të moratoriumit të skafeve, sipas një propozimi më të fundit të kaluar ndaj Kuvendit prej qeverisë. E komunikuar publikisht para pak javësh edhe në një nga mbledhjet e qeverisë prej vetë kryeministrit Berisha, lënia në fuqi edhe për tre vjet të tjerë të moratoriumit të skafeve, është konsideruar nga deputetët e komisionit parlamentar të Sigurisë si një masë, e cila është e nevojshme në kuadrin e masave të marra nga qeveria për rënien e nivelit të trafiqeve.

Moratoriumi i skafeve u vendos si një masë nga qeveria e Partisë Demokratike menjëherë sapo ajo erdhi në pushtet në verën e vitit 2005, duke e konsideruar këtë si një projekt mjaft të dobishëm për të shënuar ulje të trafiqeve.

n.e/NOA

KOMENTE