English

Konferenca e Londrës

Gjatë disa viteve të fundit e kam vizituar këtë rajon shumë herë. Unë kam parë përpjekjet e bëra nga Afganët, Pakistanezët dhe komuniteti ndërkombëtar për të frenuar kryengritjet. Strategia e re ushtarake do ta çojë këtë në një nivel tjetër. Por suksesi kërkon që të gjithë ata që janë të përfshirë të lidhen pas një strategjie të qartë politike. Unë shpresoj që Konferenca e Londrës do të jetë hapi i parë për arritjen e saj

Nga David Miliband

Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe

2009-ta ishte viti më i përgjakshëm i konfliktit në Afganistan. Mbretëria e Bashkuar humbi mbi 100 ushtarë, secila prej tyre një tragjedi personale. Forcat e Sigurisë Kombëtare Afgane shënuan gjithashtu humbje të rëndë dhe numri i civilëve të vrarë nga kryengritësit u rrit. Por rreziqet janë të mëdha jo vetëm për personelin tonë që shërben atje dhe popullin e Afganistanit, por edhe për sigurinë tonë kombëtare, për rajonin e Azisë Jugore, dhe për kredibilitetin e Aleancës së NATO-s. Kjo është arsyeja pse Qeveria Britanike ka ftuar mbi 70 vende dhe organizata ndërkombëtare të enjten në Konferencën e Afganistanit në Londër. Në vitet ‘90 keqqeverisja e Talibanit në Afganistan ofronte një strehë të sigurt për Al Kaedën. Prej aty u planifikua dhe orkestrua mizoria më e keqe terroriste e parë ndonjëherë. Qëllimi ynë sot mbetet ashtu siç ishte mbas 9/11 - të sigurohemi që Al Kaida të mos jetë më në gjendje të përdorë edhe një herë Afganistanin si bazë për të sulmuar të pafajshmit nëpër botë. Vitin e kaluar pamë zgjedhjen e një qeverie të re Afgane, një rifreskim të strategjisë ushtarake dhe një angazhim për të rritur në 60.000 trupat ndërkombëtare. Gjithashtu numri i Ushtrisë Kombëtare Afgane u rrit në 20.000. Këto zhvillime janë të rëndësishme. Por kundër - rebelimet, nuk fitohen asnjëherë vetëm me mjete ushtarake. Politika është thelbësore: Qeveria Afgane dhe aleatët e saj duhet të mobilizojnë të gjitha burimet e tyre sipas një strategjie të qartë politike për të fituar mbështetjen e Afganëve të zakonshëm, për të përçarë armikun, dhe për të inkurajuar fqinjët të bëhen pjesë e zgjidhjes. Konferencën e Londrës do të fokusohet në tre elemente kritike të një strategjie të tillë politike: sigurinë, qeverisjen dhe zhvillimin, dhe marrëdhëniet rajonale. Shumica dërrmuese e Afganëve nuk duan që Talibanët të kthehen. Por ne duhet të kapërcejmë frikën Afgane se bashkësia ndërkombëtare do të largohet para se Forcat e Sigurisë Kombëtare Afgane mund të sigurojnë mbrojtje nga ndëshkimi i Talibanëve. Është kjo që ndalon njerëzit e zakonshëm të informojnë mbi kryengritësit mes tyre. Që nga viti 2007, bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në trajnimin dhe mbikëqyrjen e Ushtrisë Kombëtare Afgane dhe Policisë (UKA dhe PKA). Së bashku këto krahë të forcave të sigurisë tani numërojnë pothuajse 200.000. Deri në tetor 2010, UKA do të jetë ketë 134.000, dhe PKA 109.000, por duhen më tepër. Delegatët në Konferencën e të enjtes do të interesohen që qeveria Afgane të rekrutojë policë dhe ushtarakë shtesë. Gjithashtu më shumë përkrahje ndërkombëtare është e nevojshme - Misioni trajnues i NATO-s aktualisht ka një mungesë prej 1.600 trajnerësh. Konferenca do të marrë gjithashtu në konsideratë se si do të zhvillohet në të ardhmen roli i forcave ndërkombëtare dhe afgane. Gjatë rritjes dhe stabilizimit të Forcave të Sigurisë Kombëtare Afgane, ata do të duhet të marrin përsipër situatën në çdo rreth, krahinë apo provincë, do marrë përgjegjësi për sigurinë kur kushtet e nevojshme të jenë plotësuar, sikurse tashmë ka bërë në Kabul. Dhe ne shpresojmë që konferenca do të ndihmojë në gjetjen e fondeve ndërkombëtare për një program riintegrues të udhëhequr nga Afganët sepse, ndërsa presioni ushtarak intensifikohet, disa kryengritës do të rivlerësojnë aleancat e tyre. Nëse duam të integrojmë ish-luftëtarët në mënyrë permanente në jetën normale Afgane, atëherë është nevoja për një program që ofron alternative reale të punësimit. Popullit afgan nuk është i uritur vetëm për siguri, por edhe për një bazë të shëndoshë qeverisje dhe zhvillimi. Qeverisja vendore dhe krahinore është e kronikisht e dobët. Më pak se një e katërta e 364 qeveritarëve të Afganistanit kanë energji elektrike dhe disa marrin vetëm gjashtë dollarë në muaj për shpenzime. Talibanët janë duke u përpjekur që të shfrytëzojnë këtë boshllëk - duke caktuar qeveritarë "hije", duke kërkuar me forcë taksat, dhe duke zbatuar një formë brutale të drejtësisë. Është në dorë të Afganëve të vendosin si të drejtojnë vendin e tyre, por komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojë mbështetje, këshilla dhe financim. Konferenca në Londër do të konsiderojë mënyrën se si të ndërtohet qeveria vendore, dhe të përmirësohet procesi për zgjedhjet e ardhshme. Bashkësia ndërkombëtare do të kërkojë nga presidentit Karzai që premtimet për të luftuar korrupsionin ti kthejë në veprime serioze. Do përqendrohemi në asistencë zhvillimi, për shkak se Afganëve i duhen shkolla, rrugë dhe mbështetje bujqësore për të krijuar vende pune dhe për të siguruar punësim alternativ nga tregtimi i drogës apo rebelimi. Elementi i fundit është rajonal. Pakistani është prioritet; militantët kanë kaluar lirisht për shumë kohë gjatë të gjithë kufirit prej 1.600 milje midis dy vendeve. Por të gjithë fqinjët e Afganistanit janë të prekur nga droga, terrorizmi dhe emigracioni që kalojnë kufijtë e tyre, dhe të gjithë janë të interesuar në stabilitetin e vendit. Megjithatë, historia ka ushqyer dyshime dhe, për një kohë të gjatë Afganistani ka qenë një fushë shahu, në të cilën janë luajtur luftërat e të tjerëve. Krijimi i besimit do të kërkojë kohë, por është me rëndësi jetike për marrëdhënie më konstruktive. Kjo është arsyeja pse të gjithë lojtarët kryesorë do të jenë në Londër, dhe pse, qeveria Turke po organizon një mbledhje paraprake të fqinjëve të Afganistanit, për të zhvilluar ide për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Gjatë disa viteve të fundit e kam vizituar këtë rajon shumë herë. Unë kam parë përpjekjet e bëra nga Afganët, Pakistanezët dhe komuniteti ndërkombëtar për të frenuar kryengritjet. Strategia e re ushtarake do ta çojë këtë në një nivel tjetër. Por suksesi kërkon që të gjithë ata që janë të përfshirë të lidhen pas një strategjie të qartë politike. Unë shpresoj që Konferenca e Londrës do të jetë hapi i parë për arritjen e saj.

KOMENTE