English

Legalizimet, zgjerohen zonat ku paguhet me bono privatizimi

Tiranë, 26 janar NOA/Rajmonda Lajthia - Qeveria ka ndryshuar ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale duke zgjeruar më tej pagesën e këtyre objekteve me bono privatizimi.

Gjatë diskutimit sot të këtij projektligji në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë u vendos që, të gjithë ata që kanë ndërtuar objekte pa leje dhe janë në fazë legalizimi, tashmë kanë të drejtën e pagesës së çmimit me letra me vlerë.

Deri tani ishte e përcaktuar që pagesa me bono privatizimi mund të kryhej vetëm për ata që kishin ndërtuar brenda vijës së verdhë të qytetit, ndërsa me ndryshim aktual do të ketë mundësi të përdorë bono cilido që ka ndërtuar në mënyrë informale.

Deri tani procesi i legalizimit mund të konsiderohet i dështuar pasi që nga viti 2007 e deri më tani gjërat duket se kanë avancuar pak ose aspak.

r.l/NOA

KOMENTE