Vlorë, 26 Janar NOA - Një fëmijë vetëm 24 muajsh humbi jetën tragjikisht ndërsa luante me moshatarë në një gropë me ujë ku u mbyt fatalisht.
Erinda Hasanaj, vajza dy vjeçe e familjes Hasanaj në fshatin Orikum të rrethit Vlorë, gjeti vdekjen pasditen e sotme në fshatin Çepërat, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ndodhi në momentet që e vogla, po luante me kushërirat e saj, ndërkohë që prindërit mysafirë tek njerëzit e tyre në fshatin fqinjë, po pinin kafe.
Ata nuk e kanë menduar se çfarë po ndodhte dhe kur kanë dalë jashtë ishte vonë sepse fëmija ishte mbytur.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu hetime duke deklaruar paraprakisht se fëmija është mbytur pasi ka rënë në gropën me ujë, në pakujdesi e sipër teksa luante me fëmijët e tjerë.
a.r/e.r/NOA