English

Mbyllet televizioni opozitar, policia venezueliane dhunon protestuesit

Karakas, 26 janar, NOA - Gaz lotsjellës dhe plumba kauçuku kundër protestuesve që kërkojnë media të lirë në Venezuela.

Këto janë metodat që janë përdorur nga policia në këtë vend kundër mijëra studentëve të universitetit që kishin dalë në shesh për të ngritur zërin ndaj medias së lirë në vend.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi qeveria e presidentit Hugo Çavez ndërpreu sinjalin dhe transmetimin e një televizion kabllor opozitar.

Ky kanal i pati sfiduar rregullat e reja, të cilat u kërkojnë kanaleve kabllore që të transmetojnë program të detyruar.

Një prej pikave të këtij programi është edhe transmetimi i detyrueshëm i fjalimeve publike të presidentit venezuelian, Hugo Çavez, të cilat dihet se ai i ka fort për zemër.

Punonjësit e këtij televizioni janë shprehur mjaft të revoltuar mbi mbylljen e stacionit të tyre, ndërsa kanë pohuar se ata ishin zëri i vetëm i medis së lirë në këtë vend.

Nga ana e tyre, edhe ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të qeverisë së Chavez.

n.e/NOA

KOMENTE