Tiranë, 26 janar NOA - Ministria e Mjedisit ka reaguar sot për portin e peshkimit në Durrës.
Pas deklaratave të Kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për pengimin e portit të peshkimit në këtë qytet, ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, reagoi sot nëpërmjet këshilltarit të ministrit, Aleksandër Garruli.
"Kryetari i Bashkisë së Durrësit po disinformon opinionin publik për të penguar ndërtimin e portit të peshkimit. Porti i peshkimit nuk është një veprimtari e re dhe e panjohur për impaktet që krijon. Ai ndërtohet i gjithë në det duke mos penguar asnjë investim perspektiv ne qytet, krejt përkundrazi, dallgethyesi i tij ndihmon në ndërtimin e portit të jahteve. Aktualisht porti i peshkimit ndodhet brenda basenit të portit tregtar dhe shumë pranë kalatës së trageteve" tha këshilltari i ministrit i cili shtoi se me ndërtimin e portit të ri të peshkimit nuk mbartet një veprimtari nga jashtë Durrësit, por sistemohet dhe transformohet një veprimtari ekzistuese nga kushte të këqija në kushte bashkëkohore. P
Me tej Dako tha se për problemet mjedisore për të cilat shprehet i shqetësuar kryebashkiaku janë të studiuara nga specialist vendas dhe të huaj që i njohin këto probleme shumë më mirë se ai, në të kundërt nuk do ishin ndërtuar porte peshkimi brenda qyteteve të mëdha shumë më të zhvilluara se qyteti i Durrësit.
k.k/NOA