English

Mjekësia ligjore: Çifti i gjetur në makinë, ka vdekur nga asfiksia

Tiranë, 26 janar, NOA Update - Ekspertët mjeko-ligjorë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë konfirmojnë paraprakisht se çifti i gjetur i vdekur brenda një makine mëngjesin e sotëm ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Pasi kanë kryer kontrollet e para në trupat pa jetë të dy viktimave, ekspertët kanë pohuar se nuk ka patur shenja dhune dhe se pista më e mundshme e vdekjes së tyre mund të jetë ajo e asfiksisë brenda automjetit.

Ndërkaq, policia ka nisur menjëherë nisjen e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes, i pari prej të cilëve mësohet të jetë roja i uzinës "Dinamo", ai i cili edhe ka konstatuar mëngjesin e sotëm makinën me dy viktimat brenda tij.

Por po pyeten edhe njerëz që banojnë afër garazhit të makinës, për të marrë vesh nëse kanë parë apo dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë gjatë natës.

n.e/NOA

KOMENTE