Tiranë, 26 janar NOA - "Këshilli i Evropës, hodhi poshtë me votë unanime, kërkesën e turpshme e anti-shqiptare të Edvin Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut, për përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm i rëndësishëm evropian".
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli e cila shtoi se ky KE përçmoi letrën e mbushur kryekëput me trillime dhe mashtrime të firmosur nga shoqja Arta Dade.
"Edvin Kristaq Rama sulmon me një gjuhë ordinere të denjë vetëm për shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajëson atë se ajo i njohu shqiptarët me dokumentin e Këshillit të Evropës, i cili e ka gjetur brenda të gjitha proçedurave, përbërjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar" tha Mëhilli.
Sipas saj, Partia Demokratike, duke e dënuar ashpërsisht gjuhën ordinere, thekson se Shqipëria është në vendin e saj, si një zonjë e vërtetë në Këshillin e Evropës, dhe nuk mund të përfaqësohet as me gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atë të zonjës dhe gruas së vërtetë shqiptare.
k.k/NOA