English

Përfundon me sukses operacioni i Cabanas

Meksikë, 26 Janar NOA - Salvador Kabanas, një nga futbollistët më të mirë të Amerikës Latine është në gjendje kritike por e stabilizuar, pasi u qëllua në një bar në kryeqytetin e Meksikës.

Futbollisti amerikano-latin, pasi u qëllua me armë zjarri në klubin "Bar Bar" të Meksikës, i cili frekuentohej gjithmonë nga futbollistët e njohur të qytetit, iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal.

Kabanas ishte së bashku me gruan e tij në këtë lokal dhe në atë moment ajo ndodhej në tualet dhe kur dali ajo pa të shoqin të shtrirë në tokë e të mbuluar nga gjaku.

Autoritetet e Meksikës thanë se plaçkitja nuk mund të ketë qenë motiv për sulmin ndaj Kabanas, i cili ishte në bar bashkë me gruan e tij, dhe se hetimet po vazhdojnë.

Menjëherë më pas erdhën ambulancat të cilat e çuan lojtarin në spitalin e qytetit. Duket se çdo gjë ka përfunduar me sukses për të.

Mjekët kanë thënë se operacioni përfundoi mjaft mirë por gjendja e tij është tepër e rëndë por jo në rrezik për jetën.

Sulmuesi 29-vjeçar u operua, por mjekët thanë se nuk ia dolën ta heqin plumbin nga kafka e tij, nga frika se heqja mund të shkaktojë dëme më të mëdha.

"I shpëtuam jetën edhe pse nuk arritëm të hiqnim plumbin me të cilin ishte qëlluar", - u shprehën mjekët pas operacionit.

Kabanas pritet të udhëheqë Paraguajin në botërorin e sivjetmë në Afrikën e Jugut. r.b/NOA

KOMENTE