Shkodër, 26 janar NOA - Prokuroria e Shkodrës, ka marrë sot në pyetje Drejtorin e Korporatës Elektroenergjitike, Muharrem Stojku.
Hetimet për përmbytjet në rrethinat e Shkodrës, kanë nisur me marrjen në pyetje të kreut të KESH.
Mësohet se drejtori i KESH-it është pyetur nga prokurorët për menaxhimin e kaskadës se Hidrocentraleve para dhe gjatë përmbytjeve. Ndërkohë që hetuesit kanë në dore dokumentet e KESH dhe kanë nisur verifikimin e tyre për të zbuluar nëse është zbatuar ose jo rregulloja.
k.k/NOA