English

Policia flet për lirimin e zv/ministrit serb

Prishtinë, 26 Janar NOA - Policia e Kosovës konfirmoi se ka liruar pas një seance marrje në pyetje, zëvendësministrin për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Branisllav Ristiç dhe bashkë me të edhe katër zyrtarë të tjerë, gjithashtu serbë.

"Ne liruam nga kushtet e shoqërimit në policinë e Klinës, z. Branisllav Ristiç dhe më tej katër personat e tjerë serbë", deklaroi Agron Hasanaj një zëdhënës i Policisë së Klinës.

I menjëhershëm ka qenë komenti i Beogradit zyrtar.

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, tha se ndalimi i pesë serbëve nuk ishte një incident i rastësishëm.

"Unë mendoj se ajo që ndodhi ishte një dëshmi e qartë se Prishtina është përcaktuar për radikalizmi, ndaj bëj thirrje që komuniteti ndërkombëtar ta frenojë Prishtinën në këto veprime radikale që po kryen".

a.b/e.r/NOA

KOMENTE