Shkodër, 26 janar, NOA - Një 40-vjeçar nga Barbullushi i Shkodrës mësohet të jetë ndarë nga jeta pasi ka rënë në kontakt direkt me energjinë elektrike.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave viktima është Ilir Faslija, banues në Barbullush, i cili megjithë ndihmën e dhënë ka humbur jetën në spital pas këtij aksidenti.
Bëhet me dijeni ndër të tjera se ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por nuk ka arritur që të shpëtojë dot jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe nga kqyrja e vendin te ngjarjes rezultoi se aksidenti me pasojën e vdekjes ka ndodhur në një punishte hekuri, e cila ndodhej brenda territorit të banesës së viktimës, ku ai punonte si saldator e për pasojë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.Në momentin e ngjarjes aty pranë nuk ka qenë i pranishëm asnjë person, ndërsa materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.
n.e/NOA