English

Serbia, Vuk Jeremiç: Kosova të hyjë sa më parë në BE

Bruksel, 27 janar NOA - Beogradi zyrtar përpos deklaratave të egra nacionaliste në të vërtetë dëshiron shumë që Serbia të futet sa më parë në Bashkimin Evropian, madje këtë gjë dëshiron edhe për Kosovën fqinje.

Pohimin e ka bërë këtë mbrëmje në Bruksel, ministri i Jashtëm i Republikës së Serbisë, Vuk Jeremiç.

I pyetur nëse Serbia e sheh Bashkimin Evropian me Kosovën dhe Serbinë në familjen evropiane, zoti Jeremiç theksoi se pozicioni i Serbisë është se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet ta ketë të ardhmen e saj evropiane.

"Askush nuk duhet të lihet anash; e gjithë gjeografia e Ballkanit Perëndimor, në opinionin tonë, duhet të integrohet në BE, sa më parë", - deklaroi Jeremiç duke përfshirë në kërkesën e tij publike, Kosovën, Shqipërinë dhe vendet e tjera ende jashtë Bashkimit Evropian.

Analistët mendojnë se deklarata e Jeremiç në Bruksel, është shpresëdhënëse për t'i dhënë fund polemikave që lidhen me mosnjohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, nga Serbia dhe vende të tjera përkrahëse të saj.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE