English

Siemens hedh në gjyq 2 menaxherë

Berlin, 26 Janar - Koncerni i Siemens-it ka kërkuar dëmshpërblim disa milionësh nga dy ish kryetarë të kryesisë, për shkak të korrupsionit.

Përpjekjet për të arritur marrëveshje jashtë dyerve të gjykatës, nuk patën sukses.

Këshilli i administratorëve pati vendosur në muajin shtator që të hedhë në gjyq ish menaxherët e lartë të përzier në skandal, nëse ata nuk bien dakord për kompensimin.

Siemensit, sipas të dhënave të veta, i është shkaktuar një dëm prej dy miliardë eurosh prej skandalit të shkaktuar nga një sistem i dyfishtë financash ilegale. /dw/

KOMENTE