English

Tenton të shkojë në Itali me dokumente false, pranga 33-vjeçarit

Durrës, 26 janar NOA - Tenton të largohet drejt Italisë me dokumente të falsifikuara, arrestohet 33-vjeçari.

Dashamir Daka, 33-vjeç, lindur e banues në fshatin Karinë të rrethit Peqin është kapur dje në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Pasagjerëve të Portit të Durrësit.

Kapja e tij u krye pasi po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të kund[raligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, duke përdorur për udhëtim një travel (dokument anglez) në emër të një shtetasi tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar.

Policia kreu veprimet e nevojshme procedurale ndërsa sekuestroi dokumentit fals që posedonte Daka i cili tashmë akuzohet për veprën penale të "falsifikimit të dokumenteve".

k.k/NOA

KOMENTE