Lushnje, 26 janar NOA Update - Masakrohet me thikë një tregtar në Lushnje, policia arreston autorin e dyshuar të krimit.
Ngjarja ndodhi sot pas mesdite në qytetin e Lushnjes kur tregtari Artan Murati dyshohet të jetë qëlluar me thikë nga shitësi ambulant Mustafa Lame.
Murati posedonte një minimarket në qytetin e Lushnjes dhe sot ndodhej në subjektin e tij kur mes tij dhe tregtarit ambulant i cili sipas policisë ishte Mustafa Lame ka nisur një sherr për motive të dobëta.Pas fjalëve fyese të ndërsjella, Lame ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë tregtarin duke e lënë të vdekur në vend.
Policia e Lushnjes e sinjalizuar për ngjarjen, tha se ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe autorin e krimit.
Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar i cili rezulton të jetë Mustafa Lame.
Ndërkohë të njëjtat burime thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi shkaqet e këtij ekzekutimi.
Për tregtarin ka qenë e kotë ndërhyrja mjekësore pasi ai ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi u godit me thikë.
k.k/NOA