English

AI: Rumania të ndalë shpërnguljen e detyruar të romëve

Bukuresht, 27 Janar NOA - Në raportin më të ri, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), i ka akuzuar autoritetet në Rumani për shpërnguljen e familjeve rome nga shtëpitë e tyre dhe vendosjen e detyruar në kabina të përkohshme afër hedhurinave. Raporti thotë se mënyra se si po bëhet shpërngulja e detyrueshme nga shtëpitë ka nxitur segregacionin racor në Rumani dhe i shkel obligimet ndërkombëtare të vendit për të drejtat e njeriut.

Amnesty International thotë se në Rumani janë rreth 2.2 milionë romë, 75% nga të cilët jetojnë në varfëri "si rezultat i diskriminimit të gjithanshëm", citon RFE.

KOMENTE