English

Bosh: Presidenti të ndërmjetësojë një dialog të shpejtë PD-PS

English Version Below

Tiranë, 27 janar NOA - Kryetari i Prezencës së OSBE-së (Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë) në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch, deklaroi sot se kryetari i shtetit duhet të vihet në rolin e negociatorit si President, për dialogun mes Partisë Demokratike në mazhorancë dhe Partisë Socialiste në opozitë.

Z.Bosh, i është përgjigjur sot disa pyetjeve që lidhen me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Më poshtë gjeni zbardhjen e të gjitha pyetjeve dhe përgjigjeve të dhëna:

Cili është mendimi juaj për situatën politike në Shqipëri?

Mendoj se Projekt-Rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila shpresojmë se do të pranohet këtë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë, ku partitë mund të mblidhen së bashku. Jam i gëzuar me reagimet pozitive të deritanishme ndaj sugjerimit nga të dyja palët, që është gjë e mirë. Tani thjesht duhet të merren hapa të tjera nga të dyja palët.

Nëse kemi dy grupe apo palë që kanë opinione të ndryshme, duhet arritur një lloj kompromisi, se nuk është një lojë futbolli që mund të ketë një fitues, madje, këtu, për hir të interesave të vendit, nuk duhet të ketë në fakt as dy fitues, por fitues duhen të jenë të gjithë 3.5 milionë njerëzit që jetojnë në këtë vend. Është në të mirë të vendit që të kërkohet një kompromis, në përputhje me sugjerimin e bërë nga Këshilli i Evropës.

Në këndvështrimin tuaj, cili është faktori politik që duhet të hedhë hapin e parë, opozita apo qeveria?

Edhe në këtë çështje, hapat duhet të merren nga të gjithë njëherësh, prandaj edhe sugjerimi i Këshillit të Evropës për t'i dhënë një rol Presidentit ishte një sugjerim shumë i mirë. Kështu, të gjithë mund të ndërmarrin në të njëjtën kohë hapin e parë. Nuk ka nevojë që njëra apo tjetra palë ta ndërmarrë e para këtë hap.

Deri tani janë konsumuar disa hapa politikë dhe duket sikur nuk kapërcehet dot, ose si duhet ta kuptojmë kapërcimin e një ngërçi që lidhet me Kushtetutën. Pra, ju besoni se do të arrihet një kompromis, qe do ta kapërcejë Kushtetutën?

Mendoj se kjo është politikë e një niveli të lartë dhe politika e nivelit te lartë nuk është e hapur për të gjithë. Sigurisht, politika është mirë të jetë e hapur për të gjithë, por ndonjëherë gjëra të caktuara është mirë të bëhen, deri në njëfarë mase, me dyer të mbyllura, për arritjen e një kompromisi.

A do të luajë OSBE-ja rolin e saj, z. Bosch?

Ne sigurisht që do të mbetemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë, nëse na kërkohet, por vazhdoj të besoj se, duke pasur parasysh përparimin e madh që ka bërë vendi në rrugën e integrimit evropian, ju përket juve në radhë të parë, pra politikës shqiptare. OSBE-ja, Këshilli i Evropës apo edhe ndërkombëtarë të tjerë janë të gatshëm të ndihmojnë. Siç e patë edhe në sugjerimin e Këshillit të Evropës, dy raporterët janë gati të vijnë në Shqipëri dhe ata janë sigurisht të mirëpritur, por edhe një herë, mendoj se ju përket juve.

A duhet të jetë negociator Presidenti i Republikës?

Nëse roli i tij do të ishte pozitiv dhe ai mund të luajë rol pozitiv, do të ishte gjë e mirë. Mbi të gjitha, ai është presidenti, presidenti duhet të jetë mbi palët, kështu që ai duhet të jetë në gjendje të bëjë rolin e një mediatori më të pavarur.

Por presidenti është garantuesi i Kushtetutës ndërkohë dhe kemi parasysh çështjen nëse ai do të ishte dakord që të shkelej Kushtetuta.

Sigurisht që jo. Po pse thoni se konsensusi i arritur do të shkelte Kushtetutën? Nuk ka arsye... Një zgjidhje e mundshme konsensuale nuk duhet kurrë të shkelë Kushtetutën. Kjo nuk do të mbështetej as nga Këshilli i Evropës, as nga OSBE-ja, sepse ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Duhet të jetë një kompromis i pranuar nga të gjithë, por, patjetër, pa shkelur kushtetutën.

English Version

What is your opinion of the current political situation in Albania?

I think that the draft resolution of the Council of Europe, which will hopefully be accepted this week in Strasbourg, will create a situation where parties can come together. I was very happy to see positive reactions to the suggestions from both sides, which, again, is a very good thing. It just has to be taken up now by both sides. And again, if you have two parties, two groups, or two sides who have a different opinion, you always have to come to some sort of a compromise, because it is not a football match, where there might be only one winner. Here, in the interest of the country, there should be two winners. Actually, there should not be two winners: there should be … how many people are living in this country? Three and a half million. There should be three and a half million winners. It is for the good of the country that a compromise is sought along the lines suggested by the Council of Europe.

Which political party do you think will take the first step, the opposition or the Government?

Again, as I finished my note about the freedom of the press - we can reach the freedom of the press together - and here it is also together. I think the steps should be taken together, and that is why the suggestion of the Council of Europe to give a role to the President was a very good suggestion. Then, you come together at the same time, so that nobody has to take the first step - it's together.

Several political steps have already been taken. How do you think we will overcome the impasse with the Constitution? Do you think they will be able to reach a compromise that will overcome this problem?

I think this is high politics and high politics is not open for everybody. Although openness in politics is, of course, very important. Sometimes, though, it is also good to go a little bit behind closed doors to come to a compromise.

Will the OSCE play its role?

If we are asked, of course, we will always stand ready to assist, but I still think that with the country having progressed quite a lot on the European integration path, this is now on the first place for you yourselves, I mean for the Albanian politics themselves. The OSCE, the Council of Europe and everybody else is of course willing to help, as you saw also in the suggestion of the CoE, the two rapporteurs want to come here. They are most welcome, but I still think it is in the first place for you to act.

Do you think the President should be a negotiator in this issue?

Well, if his role would be a positive role, and he can play a positive role, it would be good. Because, after all, he is the President, and the President is supposed to stand above parties. So, he should be able to play a more independent mediating role.

But the President is at the same time supposed to ensure the implementation of the Constitution. Would he agree to a consensus which violates the Constitution?

Of course he will not. Why would you say that a consensus has to violate the Constitution? There is no reason. A possible consensus solution should never violate the Constitution. This would certainly not be supported by neither the Council of Europe nor the OSCE, because we are here to protect the rule of law. It has to be a compromise that will be accepted by all, and will certainly not violate the constitution.

KOMENTE