English

Cuccarini, del nudo në Sanremo

Sanremo, 27 janar, NOA - Lorella Cuccarini, 44 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve me një imazh provokues që shkëlqen, do të debutojë e zhveshur mbuluar vetëm me një kitarë të bardhë në festivalin e Sanremos. Ajo do të jetë tërësisht e zhveshur për më shumë se gjashtë minuta në Festivalin e Sanremos.

"Do të jem në natën finale me një numër të veçantë muzikor të këngës "Planeti i ndaluar" në teatrin Sistina (Romë) dhe pastaj do të shkoj në turne", tha në një konferencë për shtypin italian këngëtarja.

"Unë nuk shoh asnjë skandal, Shoh vetëm që gjatë 25 viteve të karrierës time kam bërë vallëzime provokuese", ka vazhduar duke buzëqeshur ajo.

"Skena lakuriq zgjat gjashtë minuta. Të gjithë pyesin: kitara që më mbulon si do të jetë? Dhe pas saj unë jam lakuriq. Shihni!" - përfundon shougirl.

a.k/NOA

KOMENTE