English

Francë, ndalohet me ligj mbajtja e perçes në mjediset publike

Paris, 27 janar, NOA - Gratë myslimane nuk duhen lejuar që të mbajnë perçe në mjediset publike franceze si shkolla, spitale apo transport publik. Një masë e tillë është rekomanduar nga një komision parlamentar në Francë, sipas të cilit duhen ndaluar të gjitha ato gra që ndërmarrin të tilla "praktika fetare radikale". Anëtarët e tij kanë rekomanduar nga ana tjetër që të gjithë ato gra që mbajnë perçe e në tërësi, të gjithë ata që shfaqin masa fetare ekstreme, të mos kenë të drejtë për të përfituar lejen e banimit apo të drejtën e qytetarisë në Francë.

Raporti në fjalë thekson se t'u kërkosh grave të mbulojnë fytyrën, bie ndesh me parimet republikane franceze të barazisë.

Ministria e Brendshme franceze bëri të ditur se vetëm 1.900 gra në Francë veshin veshjen e plotë të mbulimit të kokës dhe trupit, ndërsa në këtë vend jetojnë plot pesë milionë myslimanë, numri më i madh i kësaj popullsie në Evropën Perëndimore.

n.e/NOA

KOMENTE