English

Gjykata Kushtetuese: Pse e rrëzuam paktin detar Shqipëri-Greqi

Tiranë, 27 Janar NOA - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njoftoi sot zyrtarisht se në mbledhjen e saj të djeshme ka rrëzuar paktin për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë firmosur nga qeveritë e dy vendeve.

Gjykata Kushtetuese tha se "në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare".

Gjykata Kushtetuese thekson se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

"Vendimi i arsyetuar do të vihet në dispozicion në një kohë tjetër të përshtatshme", - përfundon deklarata nga Gjykata Kushtetuese.

e.r/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

PS: Kushtetuesja "kapi mat" Berishën

Meta: Vendimi nuk do ndikojë në lidhjet me Greqinë

KOMENTE