English

Olldashi në Ulqin, plan për rrugë të reja mes dy vendeve

Ulqin, 27 janar NOA Ibrahim Berjashi - Ministri shqiptar i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi zhvillon një takim me homologun e tij malazez, Prof.Dr. Andria Llompar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, pa praninë e medias.

Ata më pas u deklaruan gazetarëve se kishin aktualizuar idenë e ndërtimit të rrugëve rajonale ndërkufitare Plavë-Territori i Shqipërisë-Podgoricë,Velipojë-Ulqin, e sidomos valorizimi i lumit të përbashkët Buna.

Në interesimin e gazetarëve lidhur me jetësimin e Urës mbi Bunë, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, përkatësisht Shkodrën me Ulqinin, z.Olldashi tha se tashmë 75 për qind të punimeve ndërtimore të këtij objekti kanë përfunduar. Por ai nuk caktoi ndonjë afat për përfundimin e saj.

Ministri malazez i Transportit dhe Detarisë, Llompar vlerëson lartë bashkëpunimin midis dy vendeve fqinje në të gjitha fushat, duke nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të rrugës rajonale Plavë- Territori i Shqipërisë- Podgoricë.

Ai nënvizoi se dy vendet do të konkurrojnë me projekte të përbashkëta në iniciativa rajonale, sidomos për të bërë lumin Buna të lundrueshëm.

i.b/e.r/NOA

KOMENTE