Tiranë, 27 janar NOA - Policia e Tiranës ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 844 drejtues mjetesh për shkelje të qarkullimit rrugor, ndërsa po vazhdon aksionin e saj ndaj shoferëve debitorë.
"Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare. Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" deklaroi sot policia e kryeqytetit.
Kështu gjatë 20 orëve të fundit policia gjobiti 844 shoferë dhe pezulloi 13 leje drejtimi.
k.k/NOA