English

Policia: Përgjakja e ndeshjeve, faj kanë pushtetarët dhe krerët e klubeve

Dhuna mbledh Asamblenë e TiranëS

FSHF, furtunë në futboll

Shkrihet Komisioni i Apelit në FSHFt

MTKRS "i tërheq veshin" FSHF-së

Përgjaket derbi i Tiranës

Tiranë, 27 Janar NOA - Ngjarjet e ndodhura së fundi në stadiume duke sjellë dhe përgjakje mes futbollistësh, kanë ardhur si pasojë e përfshirjes në këto incidente, të drejtuesve të klubeve sportive, personave të zgjedhur në organet e pushtetit vendor, presidentëve të klubeve të futbollit dhe të disa prej futbollistëve.

Këtë qëndrim mbajti Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në një deklaratë të pak çasteve më parë. Kurse siguroi se nëpërmjet strukturave të saj ka në qendër të vëmendjes garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjate zhvillimit te aktiviteteve sportive, qe zhvillohen ne vend.

Drejtoria thotë se me gjithë masat e mara nga policia e shtetit, në disa ndeshje futbolli, të zhvilluara në stadiumet e qyteteve Tiranë dhe Vlorë, janë shfaqur ngjarje të dhunshme ndaj sportistëve, gjyqtarëve dhe anëtarëve të tjerë të Federatës apo të klubeve.

Kurse pohon se nga analiza e zhvilluar në lidhje me këto fenomene të dhunës në sport, është konstatuar se, në të gjitha rastet cenimet e rendit publik në këto aktivitete sportive, veç të tjerave kane ardhur si rezultat i :

- Përfshirjes në këto incidente, të drejtuesve të klubeve sportive, të personave të zgjedhur në organet e pushtetit vendor, të presidentëve të klubeve të futbollit dhe të disa prej futbollistëve.

- Mosmarrjes në kohë të vendimeve nga ana e gjyqtarëve, për ndërhyrjen e forcave të policisë në fushë, në rastet e ushtrimit te dhunës ndërmjet futbollistëve, apo ndaj gjyqtarëve të ndeshjeve, gjë e cila do të ndikonte ndjeshëm në normalizimin në kohë të situatës së krijuar.

- Lejimi nga drejtuesit e klubeve sportive dhe Federata, qëndrimin në pistë apo në bankina, të personave jashtë rregullave të përcaktuara për këtë qellim.

- Mos përmbushjes se standardeve dhe kushteve teknike, të miratuara nga UEFA dhe FSHF, në lidhje me infrastrukturën e objekteve sportive, infrastrukturë e cila ndihmon në rritjen e masave të sigurisë.

Duke shprehur konsideratat për bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional me Komitetin Olimpik Shqiptar e Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes dhe zhvillimit normal të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thotë se është e nevojshme marrja e masave për:

- Përmirësimin e infrastrukturës së objekteve sportive, në përputhje me standardet dhe kushtet teknike të miratuara nga UEFA dhe FSHF;

- Krijimin e kushteve të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike,

- Forcimin e masave ndaj shkeljeve që kryejnë sportistët, drejtuesit e klubeve dhe autoritetet e tjera sportive, në përputhje me akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Në përfundim të qëndrimit të saj, Policia e Shtetit siguron se do të marrë përsipër përgjegjësitë që i ngarkohen me ligj për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjitha veprimtaritë sportive të të gjitha niveleve; parandalimin e dhunës në mjediset sportive; parandalimin e ngjarjeve me pasoja dhe sigurimin e jetës së pjesëmarrësve në këto aktivitete.

Por njëkohësisht, thotë se kërkon një bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm midis palëve që kanë detyrime në këtë proces.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin:

Dhuna mbledh Asamblenë e TiranëS

FSHF, furtunë në futboll

Shkrihet Komisioni i Apelit në FSHFt

MTKRS "i tërheq veshin" FSHF-së

Përgjaket derbi i Tiranës
KOMENTE