English

PS, Felaj: Ilir Meta përfaqëson vetëm interesin e xhepit të tij

Tiranë, 27 janar NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka dalë sot para mediave ku ka deklaruar se Ilir Meta përpiqet t'i mbajë kutitë e mbyllura pasi hapja e tyre do të faktonte se mandati i tij i është grabitur PS-së.

"Dallimi mes nesh dhe Ilir Metës është që ne jemi të vetëdijshëm për interesat e atyre që përfaqësojmë, kurse Iliri i Saliut përfaqëson vetëm interesin e xhepit të tij.

Ne e dimë pse ky shërbëtor i zellshëm i Sali Berishës nuk do hetimin e zgjedhjeve.

Këtë të vërtetë po e mësojnë çdo ditë e më shumë edhe shqiptarët" tha Felaj e cila shtoi se

Ilir Meta përpiqet që t'i mbajë kutitë të mbyllura, pasi hapja e kutive do të nxjerrë në dritë të diellit faktin se mandati i Ilir Metës është mandat i grabitur i Partisë Socialiste.

k.k/NOA

KOMENTE