Tiranë, 27 janar NOA - Sherri mes dy adoleshentëve ka futur në konflikt familjarët e tyre të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.
Sherri me thika ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi dje në Farkë të Tiranës kur dy nxënës së shkollës së mesme janë zënë me njëri-tjetrin.
Konflikti i tyre është mësuar nga prindërit të cilët kanë shkuar në shkollë për tu sqaruar.
Mirëpo sqarimi konsensual duket se nuk është pranuar tërthorazi nga palët të cilët kanë vazhduar sërish sherrin edhe në lagje.
Kështu dy vëllezërit e njërit prej gjimnazistëve kanë nisur një debat me kushërinjtë e gjimnazistit tjetër kundërshtar.
Pas fjalëve të ndërsjella dy vëllezërit Nazis dhe Blerim Toçiu kanë goditur me thikë dy të rinjtë kushërinj me njëri-tjetrin, Gentian Krasniqi dhe Adnor Mustafa.
Dy të plagosurit u transportuan menjëherë në spital ku pas ndërhyrjes mjekësore e kaluan rrezikun për jetën.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje duke vënë në pranga dy vëllezërit ku njëri prej tyre pikërisht Blerim Toçiu u la i lirë disa orë më pas për tu hetuar në gjendje të lirë.
k.k/NOA